Ndërlidhjet

Rubla bie në nivel të ri rekord


Ilustrim

Ilustrim

Rubla ruse ka rënë sot përsëri, duke shënuar rekord të ri të ulët kundër dollarit.

Monedha ruse ka rënë në 60.27 kundër monedhës amerikane.

Rënia e çmimit të naftës dhe sanksionet e Perëndimit kundër Rusisë, për shkak të ndërhyrjes në Ukrainë, kanë bërë që rubla të bie në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave.

Ajo ka nisur vitin në 32.85 kundrejt dollarit.

Analistët thonë se Banka Qendrore e Rusisë duhet të interventojë përsëri për të mbështetur monedhën kombëtare.

Rusia ka shpenzuar mbi 80 miliardë dollarë këtë vit në përpjekje për të mbështetur rublën.

XS
SM
MD
LG