Ndërlidhjet

Militantët marrin edhe bazën e dytë ushtarake në Siri


Ilustrim

Ilustrim

Pas dy ditë të luftimeve intensive, militantët islamikë kanë marrë nën kontrollë dy baza kryesore të ushtrisë siriane në pjesën veriperëndimore të vendit.

Observatori sirian për rë drejtat e njeriut me bazë në Britani, ka bërë me dije se bazat ushtarake në Wadi Deif dhe Hamidiyeh, që gjenden në provincën Idlib, janë marrë gjatë të hënës nga ana e grupit terrorist Al-Nursa që është i lidhur me Al-Kaidën dhe nga grupe të tjera islamike.

Observatori ka bërë me dije se së paku 31 trupa qeveritare dhe 12 luftëtarë të opozitës janë vrarë në luftimet që kanë nisur nga e diela.

Baza ushtarake Wadi Deif për gati dy vite ishte e rrethuar nga luftëtarët islamikë.

Kjo bazë ushtarake ndodhet përgjatë autostradës që shkon nga Damasku në Alepo.

Më shumë se 200 mijë persona janë vrarë në luftën civile siriane, që nga fillimi i saj në vitin 2011.

XS
SM
MD
LG