Ndërlidhjet

logo-print

Erdogan i kërkon BE-së të mos përzihet


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se bastisjet e fundjavës kundër mediave opozitare janë përgjigje ndaj “operacioneve të pista” të armiqve politikë.

Ai ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të mos ndërhyjë.

Së paku 24 persona janë arrestuar të dielën.

Ata akuzohen për formimin e një organizate të paligjshme dhe për komplot për të marrë kontrollin e shtetit.

Bastisjet janë kritikuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

“Bastisjet e policisë dhe arrestimet e një numri të gazetarëve dhe përfaqësuesve të mediave në Turqi janë në kundërshtim me lirinë e mediave, e cila është parim bazë i demokracisë”, ka thënë Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Departamenti amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje autoriteteve turke që të sigurojnë se aksionet e tyre nuk shkelin lirinë e mediave dhe vlerat e tjera demokratike.

Policia turke ka thënë se të arrestuarit kanë lidhje të afërta me klerikun islamik, Fethullah Gulen.

XS
SM
MD
LG