Ndërlidhjet

Arrestohen aktivistët që ngjyrosën monumentin e Leninit


Ilustrim
Ilustrim

Policia në qytetin rus Novosibirsk, i ka arrestuar disa të dyshuar se e kanë ngjyrosur një monument të Leninit me ngjyrat e flamurit të Ukrainës.

Aktivistët disa ditë më parë e kanë ngjyrosur me ngjyrë të kaltër dhe të verdhë një monument të Leninit si dhe një tank sovjektike që ishte përdorusr si artileri gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Akltivistët përmes ngjyrave, kishin shkruar në monument “Lavdi për Ukrainën.

Policia kishte nisur hetimin për vandalizëm të motivuar nga urrejtja politike, ideologjike, racore, etnike apo fetare.

Guvernatori rajonal, Vladimir Gorodetsky, ka njoftuar të hënën se të dyshuarit janë arrestuar në dhjetor, por ai, nuk ka specifikuar se në cilën datë janë arrestuar e as të tregojë emrat e personave të arrestuar.

Rusia e ka aneksuar Krimenë nga Ukraina në muajin mars ndërsa ka mbështetur rebelët pro-rusë.

Si rezultat i konfliktit në mes të forcave ukrainase dhe rebelëve pro-rusë në lindje të Ukrainës, deri më tani janë vrarë më shumë se 4 mijë e 600 persona.

XS
SM
MD
LG