Ndërlidhjet

OKB: Në lindje të Ukrainës disa po luftojnë për mbijetesë


Ilustrim
Ilustrim

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka njoftuar të hënën se banorët në zonat e konfliktit në Ukerainën lindore, çdo ditë e më shumë po përballen me vështirësi ndërsa disa prej tyre edhe po luftojnë për mbijetesë.

Zyra e komisionerit të lartë për të drejtat e njeriut në OKB, përmes një raporti të publikuar, ka njoftuar se prania e armatimit të rëndë dhe të sofistikuar si dhe përfshirja e luftëtarëve të huaj –duke përfshirë edhe ata nga Rusia – në rajonet lindore Luhans dhe Donjeck, ka ndikuar drejtëpërdrejtë në të drejtat themelore të njeriut.

Raporti ka vënë në pah se situatë më e vështirë në lindje të Ukrainës, është për personat e moshuar, për fëmijët dhe njerëzit në institucione.

Raporti thekson se numri i të vdekurve nga konflikti nëntë mujor, është së paku 4 mijë e 707 persona derisa së paku 10 mijë e 322 të tjerë, janë plagosur.

Raporti e ka kritikuar qeverinë Ukrainase për ndërprerjen e mbështetjes sociale për qytetarët që jetojnë në zonat e kontrolluara nga seperatistët pro-rusë, duke theksuar se kjo ka ndikuar që të shtohen problemet për banorët në zonat e konfliktit.

XS
SM
MD
LG