Ndërlidhjet

Dhjetë ditë burg për një ish-aktivist bjellorus


Ilustrim

Ilustrim

Ish-aktivisti rinor i partisë opozitare të Bjellorusisë, Zmitser Paloyka, me tu kthyer nga Ukraina fqinje është dënuar me dhjetë ditë burg nën akuza të panjohura.

Një oficer i qendrës së paraburgimit në qytetin perëndimor, Baranavichy, Dzmitry Dranchuk, i ka thënë të hënën Radios Evropa e Lirë, se Paloyka ishte ndaluar më 11 dhjetor në stacionin hekurudhor të qytetit.

Danchuk ka konfirmuar se Paloyka është dënuar me dhjetë ditë burgim, por i njëjti nuk ka pranuar të ofroj detaje të tjera.

Aktivisti lokal i të drejtave të njeriut, Syarkey Housha, ka thënë për REL që avokati i Paloyka, do ta vizitoj klientin e tij, gjatë të martës.

Housha ka njoftuar se Paloyka kishte hequr dorë nga aktiviteti politik dhe viteve të fundit kishte qenë jashtë vendit për studime.

Housha ka thënë se Paloyka kishte jetuar kryesisht në Moskë por në gjashtë muajt e fundit, kishte jetuar në Kiev.

Ai ka njoftuar se Paloyka kishte ardhur në Baranvichy për ta shitur apartamentin e tij, para se të kthehej sërish në Kiev.

XS
SM
MD
LG