Ndërlidhjet

HRW: Rusia nuk po e ndëshkon dhunën ndaj komunitetit LGBT


Ilustrim
Ilustrim

Organizata për të drejtat e njeriut me bazë në Shtetet e Bashkuara, Human Rights Watch, e ka publikuar të hënën një raport të detajuar mbi dështimin e autoriteteve ruse për të mbrojtur të drejtat e lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe transseksualëve.

Raporti me titull “Rusi: Mosndëshkimi i dhunës kundër LGBT”, ka 85 faqe dhe është i bazuar në dhjetëra intervista të realizuara në 16 qytete anë e kënd Rusisë, me pjesëtarë të komunitetit dhe aktivistët e LGBT.

Aktivistët kanë rrëfyer për diskriminimin, ngacmimin, rrahjet dhe poshtrimet që iu bëhen nga grupe të ndryshme.

Autoritetet ruse sipas raportit, nuk po arrijnë të mbrojnë viktimat, derisa ndjenja anti-LGBT sipas raportit, është rruitur në Rusi.

XS
SM
MD
LG