Ndërlidhjet

Vdes në burg një kritikues i Putint


Ilustrim

Ilustrim

Një politikan rus i cili ishte i njohur për kritikat e tij të ashpra ndaj presidentit rus Vladimir Putin, ka vdekur të hënën në moshën 68 vjeçare në njërin nga burgjet e Rusisë.

Zyrtarët rusë kanë njoftuar se Yury Shutov, ka vdekur si rezultat i një sulmi në zemër.

Shutov u bë i njohur në vitet 1990 për mbledhjen e dëshmive të cilat e inkriminonin kryetarin e Shën Petersburgut, Anatoly Sobchak i cili asokohe kishte qenë ndihmës i Vladimir Putinit.

Shutov ishte arrestuar në vitin 1992 dhe ishte akuzuar për grabitje dhe dëmtim të pronës private.

Këto akuza ishin hedhur poshtë më vonë.

Në shkurt të vitit 2006, Shutov është dënuar me burgim të përjetshëm për shkak të organizimit të vrasjeve të disa biznesmenëve lokalë.

Këto akuza ishin mohuar nga tashmë i ndjeri.

XS
SM
MD
LG