Ndërlidhjet

OKB: 4 mijë e 707 të vrarë për tetë muaj në Ukrainë


Ilustrim

Ilustrim

Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se së paku 4 mijë e 707 persona, janë vrarë në Ukrainën lindore që nga mesi i muajit prill.

Misioni i OKB-së për monitorimin e të drejtave të njeriut në Ukrainë, ka njoftuar se në tetë muajt e fundit, janë plagosur 10 mijë e 322 persona.

Ndihmëssekretari i përgjithshëm i OKB-së për të drejtat e njeriut Ivan Simonovic, teksa e ka publikuar raportin të hënën në Kiev, ka bërë të ditur se nga numri i të vdekurve, 1 mijë e 357 prej tyre, kanë vdekur pas shpalljes së armëpushimit më 5 shtator.

Raporti thekson se jeta e 5.2 milion banorëve që jetojnë në rajonin e konflilktit në Ukrainë, po përkeqësohet nga dita në ditë.

XS
SM
MD
LG