Ndërlidhjet

John Kerry takohet me kryeministrin e Izraelit


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, është takuar të hënën në Romë të Italisë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, në kuadër të përpjekjeve për një marrëvshje rreth shtetit palestinez.

Para se të nisej për në Romë, Netanyahu ka thënë se nuk do të lejoj të tjerët që të diktojnë kushtet për negociata, kushte të cilat mund ta kompromentojnë sigurinë e Izraelit.

Kerry i cili në kryeqytetin italian ka arritur të dielën, është takuar për më shumë se tri orë edhe me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Mbrëmjen e së hënës, Kerry do të udhëtoj drejt Parisit për të biseduar atje me Shefen e Politikës së Jashtme të BE-së si dhe me ministrat e jashtëm të Francës, Gjermanisë dhe Britanisë.

Këto vende janë duke e hartuar një rezolutë për ta paraqitur në Kombet e Bashkuara, e cila bën thirrje për negociata në mes të Izraelit dhe shtetit palestinez, negociata që do të çonin në një zgjidhje midis të dyja vendeve.

XS
SM
MD
LG