Ndërlidhjet

logo-print

Kirgizia mbyll faqen e internetit që postonte video me mesazhe terroriste


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet në Kirgizi e kanë mbyllur faqen e internetit Kloop.kz, e cila kishte postuar një video që tregonte fëmijë nga Kazakistani të banonin në zonat që kontrollohen nga militantët e Shtetit Islamik në Siri.

Të hënën, serveri i faqes së internetit Kloop.kz, ProHost, në faqen e internetit e ka publikuar një mesazh përmes së cilit ka njoftuar se kjo faqe është urdhëruar që të mbyllet.

Autoritetet në Kazakistan qenë zemëruar kur faqja e internetit Kloop.kz, në nëntor kishte publikuar video ku në to ishin të përfshirë fëmijët kazakë.

Videoja paraqet fëmijët kazakë teksa kërcënojnë se do ti vrasin jomyslimanët.

Kazakistani menjëherë kishte bllokuar këtë faqe ndërsa kishin bërë presion tek autoritetet kirgize që të veprojnë ngjashëm me faqen Kloop.kz.

Udhëheqësit e faqes së internetit Kloop.kz, janë zotuar se do të vazhdojnë të punojnë, por mbetet e paqartë, se në çfarë mënyrë tash e tutje do ti postojnë materialet.

XS
SM
MD
LG