Ndërlidhjet

logo-print

Ministrat e jashtëm të martën diskutojnë për Kosovën


Ilustrim

Ilustrim

Ministrat e jashtëm të BE-së kanë diskutuar të hënën për situatën në Bosnje e Hercegovinë, ndërsa të martën do të diskutojnë edhe për vendet tjera të rajonit të përfshira në procesin e zgjerimit, duke përfshirë këtu edhe Kosovën.

Ministrat kanë miratuar një qasje të re të BE-së për Bosnje e Hercegovinën sipas së cilës, këtij shteti do ti'i mundësohet zhbllokimi i procesit të përafrimit me BE-në, sapo liderët politikë dhe institucionet e këtij vendi, të marrin me shkrim përsipër obligimet për zbatimin e reformave.

Së pari BE-ja do ta vëj në fuqi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, e pastaj do t’i mundësojë Bosnjë e Hercegovinës që të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Pritet që Ministrat të martën të miratojnë edhe konkluzat për zgjerimin dhe për vendet e përfshira në këtë proces individualishtë.

BE-ja do të përseritë se procesi do të vazhdojë, por duke respektuar qasjen në bazë të meritave individuale dhe politikën e kushtëzimit.

Për Kosovën pritet që në konkluza të mirëpritet krijimi i institucioneve të Kosovës pas një bllokade disamujore dhe t'u bëhet ftesë atyre që të angazhohen në reformat e administratës publike, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, vazhdimi i dialogut me Beogradin si dhe zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura deri me tash.

Nga autoritetet e Kosovës do të kërkohet që si prioritet të miratojnë ndryshimet ligjore për të mundësuar krijimin e Gjykatës Speciale e cila do të merret me rastet e hetuara nga Task Forca speciale hetuese.

Kësaj radhe në diskutimin për zgjerimin nuk pritet ndodnjë vendim.

Pritjet e Serbisë se këtë vit do të mund të hap ndonjë kapitull të negociatave nuk do të realizohen sepse në BE, me insistimin sidomos të Gjermanisë dhe Britanisë së madhe, nuk janë të kënaqur me rezultatet në procesin e normalizimit të raporteve me Kosovën.

Komisioneri i fqinjësisë dhe negociatave të zgjerimit, Johanes Hahn, ka thënë se qeveria e Serbisë ka mundur t'i zbatojë disa pjesë të marrëveshjeve pa pasur nevojë të presë krijimin e institucioneve të Kosovës dhe se mungesa e këtyre instuitucioneve, nuk mund të merret si arsyetim nga ana e Beogradit.

XS
SM
MD
LG