Ndërlidhjet

logo-print

Kërkohet mbrojtja e atyre që mbrojnë të dejtat e njeriut në Çeçeni


Ilustrim

Ilustrim

Departamenti amerikan i Shtetit iu ka bërë thirrjeve autoriteteve ruse që të garantojnë siguri për të gjithë mbrojtësit e të drejtave të njeriut në Çeçeni dhe në të gjithë Rusinë.

Organizatat Human Rights Watch dhe Amesty International, i kanë bërë thirrje Rusisë që të marrin masa për ti dhënë fund një fushate të persekutimit të mbrojtsve të të drejtave të njeriut ne Çeçeni dhe atyre që iu kanë dalë krah këtyre mbrojtësve.

Thirrjet e këtyre dy organizatave janë bërë dy ditë pasi që zyrës së Komitetit për parandalim të torturës në Grozny, i është dhënë flaka.

Dy punonjës të Komitetit, për orë të tëra janë ndjekur nga persona të armatosur, janë burgosur për orë të tëra nga policia dhe iu kanë konfiskuar kompjuterët personal dhe telefonat.

Udhëheqësi çeçen i cili e ka mbështetjen e Kremlinit, Ramzan Karidov, e ka implikuar kreun e Komitetit, Igor Kalyapin, si person që ka financuar një sulm të armatosur në Grozny më 4 dhjetor, sulm i cili ka lënë të vdekur 14 policë.

Kalyapin para disa ditësh e ka kritikuar udhëheqësin çeçen për vendimin, sipas të cilit, familjarët e militantëve të përfshirë në sulmet vdekjeprurëse, do të dëbohen nga Çeçenia dhe shtëpitë e tyre do të rrafshohen.

XS
SM
MD
LG