Ndërlidhjet

Banka ruse rrit normën e interesit nga 10.5 në 17 për qind


Ilustrim
Ilustrim

Banka Qendrore Ruse ka njoftuar në orët e para të së martës për një rritje dramatike të normës bazë të interesit, dhe atë nga 10.5 sa ishte, në 17 për qind.

Përmes një deklarate të lëshuar, kjo bankë ka njoftuar se rritja e normës së intersit është bërë me qëllim që të parandalohet zhvlerësimi i rublës ruse dhe për shkak të rreziqeve nga inflacioni.

Më 15 dhjetor, rubla ruse ka rënë më shumë se 63 krahas dollarit amerikan dhe 78 ndaj euros.

Monedha ruse, që nga fillimi i këtij viti, ka humbur gjysmë e vlerës së saj krahas dollarit dhe euros.

Analistët thonë se çmimi në rënie i naftës dhe sanksionet ekonomike perëndimore kundër Rusisë për shkak të ndërhyrjes së Kremlinit në Ukrainë, ka bërë që rubla të bie gjatë gjithë kësaj kohe.

Rusia ka shpenzuar më shumë se 80 miliardë dollarë në përpjekje për ta parandaluar rënien e rublës

XS
SM
MD
LG