Ndërlidhjet

Gjermanët protestojnë kundër “Islamizimit të Perëndimit”


Ilustrim
Ilustrim

Rreth 15 mijë persona kanë marshuar në qytetin lindor të Gjermanisë, Dresden, kundër “Islamizimit të Perëndimit”.

Teksa organizatorët e protestës kundër Islamizimit thonë se janë të shqetësuar me numrin e islamistëve në Perëndim, kancelarja gjermane Angela Merkel në Berlin ka paralajmëruar se nuk ka vend në Gjermani për nxitje të gënjeshtrave në llidhje me njerëzit që hyjnë në Gjermani nga vendet e tjera.

Më 14 dhjetor, afro 15 mijë persona kanë marrë pjesë në një protestë në qytetin e Këlnit, për të promovuar tolerancën.

Emigracioni aktualisht është një temë e nxehtë në Gjermani, në kohën kur është shtuar numri i azilkërkuesve të nxitur nga luftrat në Siri dhe Irak.

XS
SM
MD
LG