Ndërlidhjet

Policia australiane heton se kush i vrau dy pengjet


Ilustrim
Ilustrim

Tre persona janë vrarë në mesin e të cilëve edhe islamisti i armatosur, gjatë 16 orëve sa pengjet janë mbajtur në Sydney të Australisë.

Policia të hënën në mëngjes e ka marrë njoftimin se një burrë i armatosur, kishte hyrë në një kafiteri dhe kishte marrë peng një numër të klientëve të asaj kafiterie.

Personi i armatosur është identifikuar si iranian me emrin Man Haron Monis.

Një burrë dhe një grua por edhe i armatosuri, janë shpallur të vdekur pasi që janë dërguar në spital.

Policia ka nisur hetimet për të vërtetuar nëse dy pengjet janë vrarë nga pengmarrësi apo gjatë shkëmbimit të zjarrit nga ana e policisë.

Pengmarrësi i cili po mbante një flamur me mbishkrime arabe, është identifikuar si Man Haron Monis.

Ai kishte marrë azil politik në Australi në vitin 1996 dhe kishte dhënë dorëzani përballë një numri të madh të akuzave që kishte.

Autoritetet kanë njoftuar se ai kishte një të kaluar ekstremiste dhe një paqëndrueshmëri mendore.

XS
SM
MD
LG