Ndërlidhjet

logo-print

Kryeministri kinez mbërrin në Serbi


Kryeministri kinez, Li Keqiang

Kryeministri kinez, Li Keqiang

Kryeministri kinez, Li Keqiang, ka mbërritur në Serbi për një takim me liderët e gjashtëmbëdhjetë vendeve të Evropës lindore dhe qendrore.

Tregëtia dhe investimet në mes Kinës dhe shteteve të rajonit, do të jenë në agjendën e takimit të së martës që do të mbahet në Beograd.

Shumica e vendeve pjesëmarrëse në këtë takim janë anëtarë të Bashkimit Evropian.

Pekini ka njoftuar se është i interesuar që të investoj në rajon në fushën e energjisë, bujqësisë, industrisë dhe infrastrukturës.

Li do të zhvilloj bisedime me homologun e tij hungarez Viktor Orban si dhe me homologun serb Aleksandar Vuçiq rreth planeve për qarkullimin e një treni me shpejtësi të lartë që do të lëvizte nga Beogradi për në Budapest, infrastruktura për të cilin pritet të ndërtohet në vitin 2017.

Kryeministri kinez do të qëndroj në Serbi deri të enjten.

Më 18 dhjetor ai pritet të marrë pjesë në inaugurimin e një ure prej një kilometër e gjysmë, që është ndërtuar mbi Danub nga një kompani kineze.

XS
SM
MD
LG