Ndërlidhjet

12 të vrarë nga sulmi në një shkollë të Pakistanit


Ilustrim

Ilustrim

Persona të armatosur e kanë sulmuar një shkollë në Peshavar të Pakistanit duke lënë të vdekur së paku dymbëdhjetë nxënës dhe plagosur dhjetëra persona të tjerë.

Armë zjarri dhe shpërthime janë dëgjuar në brendësi të shkollës ku gjendeshin qindra studentë dhe personel i shkollës.

Ushtria dhe familjarë të nxënësve e kanë rrethuar ndërtesën në Peshavar pas sulmit që ka ngjarë mëngjesin e ditës së sotme.

Një korrespodent i Radio Mashal,l ka raportuar se dy burra të armatosur kanë hyrë në shkollë mëngjesin e sotëm dhe kanë hapur zjarr.

Burime të kësaj radioje bëjnë me dije se dhjetë deri në njëzet nxënës nga 9 deri në 14 vjeç dhe personel tjetër i shkollës, kanë vdekur gjatë sulmit derisa rreth 40 të tjerë janë plagosur, disa nga të cilët kanë marrë plagë të rënda.

Përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë talebanët të cilët kanë thënë se kjo është një hakmarrje ndaj sulmeve të ushtrisë në Viziristanin Verior.

XS
SM
MD
LG