Ndërlidhjet

Ministrat e jashtëm të BE-së diskutojnë sot për Kosovën


Ilustrim
Ilustrim

Ministrat e jashtëm të BE-së pritet që sot të diskutojnë rreth Kosovës dhe vendeve të tjera të rajonit të përfshira në procesin e zgjerimit.

Gjatë ditës së hënë në Bruksel, ministrat kanë diskutuar për situatën në në Bosnje e Hercegovinë dhe kanë miratuar një qasje të re të BE-së për këtë shtet sipas së cilës, këtij shteti do t'i mundësohet zhbllokimi i procesit të përafrimit me BE-në, sapo liderët politikë dhe institucionet e këtij vendi, të marrin me shkrim përsipër obligimet për zbatimin e reformave.

Gjatë diskutimit të sotëm për Kosovën, pritet që në konkluza të mirëpritet krijimi i institucioneve të Kosovës pas një bllokade disamujore dhe t'u bëhet ftesë atyre që të angazhohen në reformat e administratës publike, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, vazhdimin e dialogut me Beogradin si dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tash.

Nga autoritetet e Kosovës do të kërkohet që si prioritet të miratojnë ndryshimet ligjore për të mundësuar krijimin e Gjykatës Speciale, e cila do të merret me rastet e hetuara nga Task Forca speciale hetuese.

XS
SM
MD
LG