Ndërlidhjet

Avokatja kazake lirohet nga klinika psikiatrike


Avokatja Zinaida Mukhortova

Avokatja Zinaida Mukhortova

Avokatja kazake, Zinaida Mukhortova, e cila ishte vendosur me forcë në një klinikë psikiatrike, është liruar nga ky institucion.

Mukhortova i ka thënë Radios Evropa e Lirë gjatë të hënës, se ajo është liruar me kusht që të vizitoj çdo ditë klinikën për të marrë ilaçet.

Mukhortova thotë se lirimi i saj është i përkohshëm, ndonëse shpreson që ai do të jetë i përhershëm gjatë vitit të ardhshëm.

Ajo thotë se është viktimë e një fushate të motivuar politikisht, vetëm pse ajo kishte parashtruar ankesë kundër një zyrtari të lartë lokal.

Mukhortova është arrestuar dhe dërguar në klinikën psikiatrike më 2 korrik, pas kthimit të saj në vendin e lindjes, në Balkhash të Kazakistanit, pas një kohe të qëndrimit në Rusi.

Mukhortova kishte ikur nga Kazaikistani një vit më parë pasi që një gjykatë në rajonin Qaraghady, e kishte hedhur poshtë ankesën e saj ndaj trajtimit të detyrueshëm në klinikën psikiatrike.

XS
SM
MD
LG