Ndërlidhjet

Spanja dhe Maroko arrestojnë persona që po çonin femra për IS-in


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët e Spanjës dhe të Marokos kanë njoftuar sot se kanë arrestuar shtatë pjesëtarë të dyshuar të një grupi terrorist që është i përhapur në të dyja vendet, e që ka për qëllim rekrutimin e grave për grupin e Shtetit Islamik në Siri e Irak.

Ministri i punëve të brendshme të Marokos ,ka njoftuar se dy nga udhëheqësit e grupit ishin të bazuar në Fnideq, që gjendet jashtë enklavës spanjolle Ceuta.

Në këtë vend sipas tij, ishin sjellë femra nga Spanja të indoktrinuara me mendim xhihadist.

Autoritetet evripiane e kanë vërejtur se është rritur numri i grave që janë rekrutuar nga Evropa për grupin e Shtetit Islamik.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, vetëm nga Franca kishin shkuar të paktën 100 femra.

“Gratë do të përdoreshin si sulmuese vetëvrasëse apo për tu martuar më ndonjërin nga luftëtarët e xhihadit”, kanë njoftuar zyrtarët marokenë.

Një numër i mah i grave në zonat e kontrolluara nga Shteti Islamik punojnë si kuzhinjere, pastruese dhe për kujdesjen e fëmijeve.

XS
SM
MD
LG