Ndërlidhjet

Kina synon forcimin e lidhjeve me Evropën


Beograd
Beograd

Në Beograd mbahet sot Samiti i Tretë i Kinës dhe 16 vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Në agjendë të bisedimeve janë tregtia dhe investimet.

Kryeministri kinez, Li Keqiang, ka shfaqur bindjen se samiti do të forcojë marrëdhëniet midis Kinës dhe Serbisë, si dhe do të pasurojë marrëdhëniet Kinë-Evropë.

“Jam i bindur se samiti do të jetë në dobi jo vetëm të forcimit të marrëdhënieve ndërshtetërore midis Kinës dhe Serbisë, por edhe në dobi të bashkëpunimit të mëtejmë midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore”, ka thënë Li në Beograd.

Në dy vjetët e kaluar, samiti është mbajtur në Varshavë dhe Bukuresht.

Kryeministri i Kroacisë, Zoran Millanoviq, ka anuluar pjesëmarrjen në Beograd për shkak të deklaratave luftënxitëse të të akuzuarit serb për krime lufte, Vojisllav Sheshel.

XS
SM
MD
LG