Ndërlidhjet

Tre ditë zie për viktimat në Pakistan


Peshauar, Pakistan

Peshauar, Pakistan

Autoritetet në Pakistan kanë shpallur tre ditë zie për viktimat e sulmit të talibanëve në një shkollë në qytetin Peshauar.

Talibanët kanë vrarë mbi 125 persona, shumica nga ta fëmijë, në Shkollën Publike Ushtarake.

“Kjo është tragjedi kombëtare e shkaktuar nga egërsirat. Ata kanë qenë fëmijët e mi. Kjo është humbje e imja. Kjo është humbje e kombit”, ka thënë kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif.

Ai ka bërë të ditur se do të udhëtojë drejt Peshauarit.

Zëdhënësi i grupit Tehrik-e-Taliban Pakistan, i cili ka identifikuar veten si Muhammad Khorasani, i ka telefonuar një gazetari të Radios Evropa e Lirë, shërbimi i Pakistanit, dhe ka marrë përgjegjësinë për sulmin, duke tëhnë se ai është hakmarrje për operacionin e ushtrisë në Vaziristanin Verior.

Ushtria, atje, qysh në muajt e verës po kryen sulme tokësore dhe ajrore, me qëllim çrrënjosjen e talibanëve.

XS
SM
MD
LG