Ndërlidhjet

Respektohet armëpushimi në Ukrainë


Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko - foto arkivi

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko - foto arkivi

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë se situata ushtarake në lindje të Ukrainës është e qetë dhe se nuk ka raporte për granatime.

Poroshenko ka thënë se “nuk është dëgjuar asnjë e shtënë gjatë natës” dhe se nuk ka shkelje të armëpushimit të brishtë.

Në rajonin lindor të Ukrainës, forcat qeveritare janë duke luftuar me separatistët pro-rusë.

Për armëpushimin fillimisht është rënë dakord në muajin shtator, gjatë bisedimeve në Minsk, por ai është shkelur në mënyrë të vazhdueshme.

Që nga 9 dhjetori, armëpushimi thuhet se është respektuar.

Në një tjetër zhvillim, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka nisur sot një vizitë dyditore në Kiev.

XS
SM
MD
LG