Ndërlidhjet

logo-print

Malala: Akt i ftohtë i terrorit në Peshauar


Malala Yousafzai

Malala Yousafzai

Laureatja e Çmimit Nobel për Paqe, pakistanezja Malala Yousafzai, ka dënuar sulmin në një shkollë të Pakistanit, ku kanë humbur jetën së paku 132 persona, në mesin e tyre 125 fëmijë.

Ajo ka thënë se është me zemër të thyer nga “akti i pakuptimtë, i ftohtë dhe i përgjakshëm i terrorit në Peshauar”.

“Unë, së bashku me miliona të tjerë nëpër botë, mbajmë zi për këta fëmijë, për vëllezërit dhe motrat e mia. Por, ne kurrë nuk do të mposhtemi”, ka thënë Malala.

Aktivistja 17-vjeçare e edukimit të vajzave ka qenë vetë shënjestër e sulmit të talibanëve në vitin 2012.

XS
SM
MD
LG