Ndërlidhjet

Lukashenka kritikon “vëllezërit” rusë


Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka.

Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka.

Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, ka fajësuar Moskën për një mosmarrëveshje tregtare, e cila është duke dëmtuar lidhjet midis dy aleatëve tradicionalë.

“Sjellja e vëllezërve tanë lindorë nuk mund të mos na shqetësojë, por nuk do të nxjerrim asnjë përfundim para se të flas me presidentin rus”, ka thënë Lukashenka, duke folur në Këshillin e Sigurisë të Bjellorusisë.

Rusia dhe Bjellorusia janë në konflikt qysh në fund të nëntorit, pasi Rusia ka ndaluar importet e mishit dhe të qumështit nga Bjellorusia, duke thënë se ka gjetur gjrumë të substancave të dëmshme në to.

Minsku po ashtu ka refuzuar të ndjekë Moskën në ndalimin e prodhimeve ushqimore nga Bashkimi Evropian.

Lukashenka ka kritikuar edhe Perëndimin.

“Minsku është i shqetësuar nga përpjekjet e Perëndimit për të arritur qëllimet e veta gjeopolitike, duke intensifikuar aktivitetet e inteligjencës dhe duke rritur numrin e trupave të NATO-së në Poloni dhe në shtetet baltike”, ka thënë Lukashenka.

XS
SM
MD
LG