Ndërlidhjet

logo-print

BE konfirmon politikën e zgjerimit


Bruksel

Bruksel

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian ka konfirmuar sot në Bruksel se do të vazhdojë politikën e pranimit të vendeve të reja në bllok, por me kushte të rrepta.

Ministrat evropianë kanë theksuar se forcimi i sundimit të ligjit është thelbësor për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ata po ashtu kanë thënë se “vëmendje urgjente” duhet t’iu kushtohet reformave në gjyqësor, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, lirisë së mediave dhe të drejtave të pakicave.

Në Ballkanin Perëndimor është e rëndësishme edhe toleranca, kanë theksuar ministrat.

XS
SM
MD
LG