Ndërlidhjet

Bota dënon sulmin në Pakistan


Peshauar, Pakistan, 16 dhjetor 2014.
Peshauar, Pakistan, 16 dhjetor 2014.

Reagime nga e gjithë bota kanë pasuar sulmin e talibanëve në një shkollë në Pakistan, ku kanë humbur jetën mbi 130 njerëz, shumica nga ta fëmijë.

Sulmi ka ndodhur në Shkollën Publike Ushtarake në Peshauar.

Shtëpia e Bardhë ka thënë përmes një deklarate se Shtetet e Bashkuara dënojnë “sulmin e tmerrshëm” dhe përsërisin mbështetjen e tyre për përpjekjet e Qeverisë pakistaneze “për të luftuar ekstremizmin dhe terrorizmin”.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, ka thënë se “vrasja e fëmijëve të pafajshëm është në kundërshtim me Islamin”.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka dënuar sulmin “e ndyrë” dhe ka premtuar mbështetje për Qeverinë e Pakistanit në luftën kundër terrorizmit.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka thënë se vendi i tij dënon sulmin “në termat më të fuqishëm të mundshëm”.

Laureatja e Çmimit Nobel për Paqe, pakistanezja Malala Yousafzai, ka thënë se është me zemër të thyer nga “akti i pakuptimtë, i ftohtë dhe i përgjakshëm i terrorit në Peshauar”.

David Griffiths, zëvendësdrejtor i Organizatës Amnesty International për Azi-Paqësorin, ka thënë se “nuk mund të ketë absolutisht asnjë justifikim për sulmet ndaj fëmijëve në këtë mënyrë”.

XS
SM
MD
LG