Ndërlidhjet

Jemen: Vriten 15 nxënëse dhe 10 rebelë


Jemen

Jemen

Rebelët shiitë në Jemen kanë njoftuar për shpërthimin e dy bombave në jug të kryeqytetit Sana, të cilat kanë goditur një autobus nxënësish, duke vrarë 10 luftëtarë dhe së paku 15 nxënës.

Grupi i rebelëve i njohur si Houthis ka fajësuar Al Kaidën për sulmin në zonën Rada të provincës Bajdah.

Grupi ka thënë se autobusi po transportonte nxënëse të shkollës fillore.

Rada është bastion i Al Kaidës.

Rebelët shiitë kanë bërë përparime të rëndësishme ushtarake në muajt e fundit, duke marrë kontrollin e kryeqytetit Sana dhe të disa qyteteve të tjera strategjike.

XS
SM
MD
LG