Ndërlidhjet

Jahjaga emëroi anëtarët e KQZ-së


Prishtinë, 16 dhjetor 2014.
Prishtinë, 16 dhjetor 2014.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marrë vendim sot për emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës, sipas propozimit të Grupeve Parlamentare dhe të partive politike parlamentare të komuniteteve të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

Anëtarët e Komisionit Qendror Zgjedhor, të cilët kanë dhënë betimin përpara presidentes, janë:

1.Betim Gjoshi – përfaqësues i Partisë Demokratike të Kosovës,

2. Ilir Gashi – përfaqësues i Partisë Demokratike të Kosovës,

3. Florian Dushi – përfaqësues i Lidhjes Demokratike të Kosovës,

4. Adnan Rrustemi – përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosje,

5. Binak Vishaj – përfaqësues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,

6. Eshref Vishi – përfaqësues i Nisma për Kosovën,

7. Nenad Rikalo – përfaqësues i Listës Serbe,

8. Ercan Spat - përfaqësues i Partisë Demokratike Turke të Kosovës,

9. Bajram Ljatifi - përfaqësues i Koalicionit VAKAT,

10. Ergit Qeli - përfaqësues i Partisë Liberale Egjiptiane.

XS
SM
MD
LG