Ndërlidhjet

Ish-ylli i tenisit, Navratilova, martohet me partneren e saj


Ilustrim

Ilustrim

Ish-ylli i tenisit, Martina Navratilova, është martuar me partneren e saj ruse, Julia Lemigova, në Nju Jork.

Ato kanë regjistruar martesën më 15 dhjetor.

Çekja Navratilova ka fituar Wimbledonin nëntë herë.

Ajo ka qenë lojtarja e parë që ka fituar gjashtë herë rresht dhe atletja e parë e madhe që ka pranuar se është biseksuale.

Navratilova, 58 vjeçe, dhe Lemigova, 42, janë në lidhje dashurie qysh në vitin 2009.

Lemigova është biznesmene ruse dhe ish-modele, e cila është shpallur Miss Bashkimi Sovjetik në vitin 1990.

XS
SM
MD
LG