Ndërlidhjet

logo-print

Qeveria mirëpret thirrjen e Këshillit të BE-së për nënshkrimin e MSA-së


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka përshëndetur thirrjen e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian, që Komisioni Evropian të paraqesë sa më shpejt që të jetë e mundur propozimin për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, si një "hap tejet i rëndësishëm përpara".

"Kjo është vlerësim i përpjekjeve të deritanishme dhe rikonfirmon përkushtimin e BE-së që kjo marrëveshje e parë kontraktuale mes BE-së dhe Kosovës të nënshkruhet dhe të hyjë në fuqi së shpejti".

"Jemi të inkurajuar që Këshilli ka mirëpritur progresin e bërë deri më tani në procesin e liberalizimit të vizave. Kosova ka vazhduar të merret me të gjitha kërkesat e dialogut të liberalizimit të vizave dhe do të dyfishojë përpjekjet tani kur ka arritur pjesa përfundimtare", thuhet në deklaratën e Qeverisë.

Sipas saj, kompletimi i këtij procesi do të lejojë që qytetarët e Kosovës më në fund t'iu bashkohen fqinjëve të tyre me mundësinë për të udhëtuar pa viza në vendet e BE-së.

"Kosova do të angazhohet që të zvogëlojë rreziqet nga migrimi i parregullt, tani dhe pas liberalizimit të vizave. Në këtë drejtim, bashkëpunimi rajonal është i rëndësisë kyçe", thuhet pos tjerash në deklaratën e Qeverisë së Kosovës.

XS
SM
MD
LG