Ndërlidhjet

Kerry sheh “shenja konstruktivë” nga Moska


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se Rusia ka bërë “lëvizje konstruktive” në ditët e fundit, sa i përket konfliktit në Ukrainë.

Duke folur në një konferencë për media në Londër, Kerry ka përsëritur se sanksionet perëndimore kundër Rusisë janë ndërmarrë për të ndaluar ndërhyrjen e saj në Ukrainë.

Ai ka thënë se Perëndimi nuk do që “të lëndojë popullin e Rusisë”.

Kerry ka thënë se ka parë “shenja konstruktivë” nga Rusia, sa i përket Ukrainës, dhe se shpreson që përparimi i tillë të vazhdojë.

Në ndërkohë, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka përsëritur sot në Paris se “ka arsye serioze” për të menduar se sanksionet perëndimore kanë qëllim ndryshimin e regjimit në Moskë.

XS
SM
MD
LG