Ndërlidhjet

Li në Beograd: Kina do të bashkëpunojë me Evropën


Li dhe Vuçiq
Li dhe Vuçiq

Në Beograd është mbajtur të martën Samiti i Tretë i Kinës dhe 16 vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Kryeministri i Kinës, Li Keqiang, ka qenë i pranishëm në samit dhe ka thënë se bashkëpunimi midis Kinës dhe vendeve evropiane do të jetë në përputhje me standardet evropiane dhe se do t’i kontribuojë integrimit evropian.

Rritja ekonomike është interes i përbashkët i të gjitha vendeve të rajonit, ndërsa përparimi i njërit nuk mund dhe nuk guxon të jetë në dëm të tjetrit, ka thënë në anën tjetër kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Një proverb i vjetër kinez thotë se koha më e mirë për të mbjellë pemë ka qenë para njëzet vjetësh, ndërsa hera e dytë më e mirë është sot. Këtë rast nuk guxojmë ta rrezikojmë”, ka thënë Vuçiq.

Në samit ka qenë i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Në dy vjetët e kaluar, samiti është mbajtur në Varshavë dhe Bukuresht.

XS
SM
MD
LG