Ndërlidhjet

Obama do të miratojë sanksionet e reja kundër Rusisë


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do të nënshkruajë legjislacionin për sanksione të reja kundër Rusisë, për shkak të aksioneve të saj në Ukrainë, në fund të kësaj jave.

Lajmin e ka bërë të ditur sekretari për media, Josh Earnest.

Kongresi ka kaluar ligjin më 13 dhjetor, duke autorizuar sanksione të reja kundër industrive të mbrojtjes dhe të energjisë të Rusisë, përfshirë eksportuesin e armëve Rosoboronexport.

Perëndimi akuzon Rusinë për ndihmë ndaj separatistëve pro-rusë që luftojnë forcat ushtarake në lindje të Ukrainës, qysh në muajin prill.

Sipas Kombeve të Bashkuara, mbi 4,700 njerëz kanë humbur jetën në këto luftime.

Shtëpia e Bardhë, deri më tani, ka refuzuar kërkesën e Ukrainës për t’i ofruar ndihmë vdekjeprurëse.

XS
SM
MD
LG