Ndërlidhjet

Vëllai i Bushit shqyrton kandidaturën për president


Jeb Bush
Jeb Bush

Jeb Bush, vëllai i ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, George W. Bush, pritet të kandidojë për president në vitin 2016.

Ish-guvernatori i Floridës ka shkruar në Facebook se ai “po shqyrton në mënyrë aktive mundësinë e kandidimit për president”.

Ai po ashtu do të krijojë një komitet të veprimit politik, “për të lehtësuar bisedat me qytetarët në gjithë Amerikën”.

Bush ka pikëpamje pro imigracionit, që kanë zemëruar disa republikanë konservatorë.

Në fillim të kësaj jave edhe ish-presidenti Bush i ka bërë thirrje të vëllait që të kandidojë për të parin e shtetit.

George W. Bush ka qenë president nga vitit 2001 deri më 2009.

Ndërsa, George H. W. Bush, babai i Jeb dhe George W. Bush, ka qenë në Shtëpinë e Bardhë nga viti 1989 deri më 1993.

XS
SM
MD
LG