Ndërlidhjet

logo-print

Jahjaga bisedon me Mogherinin për angazhimet e Kosovës


Kosovo - Atifete Jahjaga, president of Kosovo

Kosovo - Atifete Jahjaga, president of Kosovo

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, kazhvilluar sot një bisedë telefonike me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, para miratimit të konkluzioneve për Kosovën nga Bashkimi Evropian.

Siç njofton Presidenca e Kosovës, diskutimi është përqendruar në formimin e institucioneve të reja në Kosovë dhe angazhimin për të përmbushur reformat e nevojshme për avancimin e agjendës evropiane të vendit.

Presidentja Jahjaga ka shprehur mirënjohjen e Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për procesin e integrimit evropian të vendit.

Presidentja Jahjaga ka thënë po ashtu se institucionet e reja në Kosovë janë të angazhuara për të përmbushur përgjegjësitë dhe detyrimet që lidhen me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, formimin e Gjykatës Speciale të Kosovës, vazhdimin e dialogut me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe reformat e tjera, si MSA-në dhe përmbushjen e kritereve për procesin e liberalizimit të vizave, si pjesë e agjendës më të gjerë evropiane të Kosovës.

Presidentja Jahjaga i ka bërë ftesë Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Mogherini, që të vizitojë Kosovën.

XS
SM
MD
LG