Ndërlidhjet

SHBA do t’i vë veto rezolutës palestineze


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka takuar mbrëmë në Londër kryenegociatorin palestinez në bisedimet me Izarelin, Saeb Erakat.

Pas takimit të tyre, një zyrtar i lartë palestinez ka cituar Kerryn të ketë thënë se Uashingtoni do t’i vë veto draft-rezolutës palestineze në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila i bën thirrje Izraelit që të largohet nga territoret e pushtuara brenda dy vjetësh.

Një tjetër draft-rezolutë, e hartuar nga Franca, parasheh afat dyvjeçar për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare të paqes, por nuk përmend tërheqjen e Izraelit.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se nuk do të lejojë që të tjerët të diktojnë kushtet e negociatave, që mund të komprometojnë sigurinë e Izraelit.

XS
SM
MD
LG