Ndërlidhjet

Talibanë pakistanezë vriten në Afganistan


Afganistan
Afganistan

Autoritetet afgane kanë njoftuar se një sulm i telekomanduar në provincën Nangarhar ka vrarë 11 militantë, përfshirë katër anëtarë të dyshuar të talibanëve pakistanezë.

Guvernatori i qarkut Sherhad, Mahlem Mashuq, ka thënë se sulmi i telekomanduar ka ndodhur derisa anëtarët e grupit Tehrik-e-Taliban Pakistan kanë sulmuar një shkollë në Peshauar të Pakistanit, pranë kufirit me Afganistanin.

Edhe presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, edhe talibanët afganë kanë dënuar sulmin e djeshëm, i cili ka vrarë 132 fëmijë dhe nëntë pjesëtarë të stafit të shkollës.

XS
SM
MD
LG