Ndërlidhjet

Putin hesht për rënien e rublës


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Zëdhënësi i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se ky i fundit nuk planifikon të bëjë ndonjë “deklaratë të veçantë” për rënien e rublës apo për gjendjen e ekonomisë ruse.

Dmitry Peskov ka thënë se Putin është në kontakt të vazhdueshëm me qeverinë e tij në lidhje me situatën, porse nuk planifikon mbledhje emergjente e as deklarata.

Peskov ka thënë se Putin nuk do të adresojë çështjen publikisht, para konferencës së tij vjetore për gazetarë, më 18 dhjetor.

Rubla ka vazhduar të bie më 16 dhjetor, edhe pse Banka Qendrore e Rusisë ka rritur normën e saj bazë të interesit në 17 për qind.

Vlera e monedhës ruse ka rënë kryesisht për shkak të rënies së çmimeve të naftës dhe sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë, për shkak të rolit të saj në krizën në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG