Ndërlidhjet

Sulmohet një bankë në Afganistan, dyshohet për viktima


Afganistan
Afganistan

Zyrtarët në provincën Helmand të Afganistanit kanë bërë të ditur se sulmues vetëvrasës kanë sulmuar një bankë në kryeqytetin e provincës, Lashkar Gah.

Një zëdhënës i guvernatorit të provincës jugore ka thënë se dy persona të veshur me xhaketa shpërthyese kanë hyrë në degën e Bankës së Kabulit dhe se njëri prej tyre ka shpërthyer eksplozivët.

Ai ka thënë se ka viktima, por është e paqartë se sa.

Dëshmitarët thonë se sulmi është duke vazhduar dhe se dëgjohen të shtëna me armë zjarri.

Sipas tyre, shumë civilë kanë qenë brenda në ndërtesë.

XS
SM
MD
LG