Ndërlidhjet

Vazhdon punimet samiti ekonomik në Beograd


Beograd
Beograd

Samiti i Tretë i Kinës dhe 16 vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, që ka në agjendë bashkëpunimin ekonomik, vazhdon sot punimet në Beograd.

Dita e dytë e samitit, deri më tash, është shënuar me takime dypalëshe të kryeministrave të Kinës dhe Serbisë me shefat e qeverive pjesëmarrëse.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar tashmë homologun hungarez, Viktor Orban, dhe atë të Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

Me interes të veçantë pritet takimi i Vuçiqit me kryeminstrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Dy zyrtarët ritakohen pas më shumë se një muaji.

Rama ka qënduar më 10 nëntor në Beograd, ku, pos tjerash, ka deklaruar se pavarësia e Kosovës është një realitet i pamohueshëm.

Kjo deklaratë ka shkaktuar reagimin e Vuçiqit, i cili e ka konsideruar si provokim të rëndë.

XS
SM
MD
LG