Ndërlidhjet

Apple pezullon shitjet në Rusi, për shkak të rublës


Logo e Apple
Logo e Apple

Gjiganti i teknologjisë Apple ka thënë se nuk mund të shesë prodhime online në Rusi, sepse vlera e rublës është shumë e paqëndrueshme për vendosjen e çmimeve.

Kompania ka ndaluar shitjet e iPhone-ve, iPad-ëve dhe produkteve të tjera në Rusi, një ditë pasi rubla ka shkuar në rënie të lirë.

Rubla ka humbur më shumë se 20 për qind të vlerës këtë javë, pavarësisht vendimit të Bankës Qendrore Ruse për të rritur normën bazë të interesit nga 10.5 për qind në 17 për qind.

Muajin e kaluar, Apple ka rritur çmimet në Rusi për 20 për qind, pasi dobësimi i rublës i ka bërë produket e tij atje më të lira se në pjesën tjetër të Evropës.

XS
SM
MD
LG