Ndërlidhjet

logo-print

Gjykata e BE-së heq Hamasin nga lista terroriste


Flamuj të Hamasit

Flamuj të Hamasit

Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian ka anuluar vendimin e bllokut për të mbajtur Lëvizjen Islamike Palestineze të Hamasit në listën e grupeve terroriste.

Vendimi është bazuar jo në shqyrtimin e veprimeve të Hamasit, por në “fajësimet faktike që rrjedhin nga interneti dhe shtypi”, kanë konstatuar gjykatësit.

Hamasi kontrollon Gazën dhe ka bërë një luftë 50-ditëshe me Izraelin këtë verë.

Grupi po ashtu është përcaktuar si organizatë terroriste nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera, për shkak të sulmeve dhe refuzimit të tij për të hequr dorë nga dhuna.

Nën statutin e tij, Hamasi është i angazhuar për shkatërrimin e Izraelit.

Por, nga mbështetësit e tij shihet si lëvizje legjitime e rezistencës.

XS
SM
MD
LG