Ndërlidhjet

Nesër nis gjykimi i Ivanoviqit dhe 4 të tjerëve


Oliver Ivanoviq

Oliver Ivanoviq

Në Gjykatën Themelore në Mitrovicë nesër nis gjykimi i liderit të Iniciativës Qytetare Serbia, Drejtësia, Demokracia, Oliver Ivanoviq, si dhe i katër të akuzuarve të tjerë për krime lufte.

Misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, ka paralajmëruar fillimin e gjykimit në faqen zyrtare të tij.

Ivanoviq është arrestuar më 27 janar, nën akuzën për krime lufte të kryera në vitin 1999 dhe për vrasje të rëndë në vitin 2000.

Përveç Ivanoviqit, katër të akuzuarit e tjerë në këtë rast janë: Dragolub Delibashiq, Illija dhe Nebojsha Vujaçiq dhe Aleksandar Llazoviq.

XS
SM
MD
LG