Ndërlidhjet

Hidhen poshtë akuzat për krimet e britanikëve në Irak


Ilustrim
Ilustrim

Një hetim nga ana e autoriteteve britanike, i ka hedhur poshtë akuzat se trupat britanike i kanë vrarë të borgosurit irakianë, i kanë torturuar dhe i kanë abuzuar, pas një beteje në Irakun Jugor në vitin 2004.

Hetimi i quajtur Al-Sweady ka përefunduar të mërkurën duke bërë me dije se akuzat ishin të pabaza.

I drejtuar nga Thayne Forbes, hetimi pesë vjeçar i ka shqyrtuar akuzat e ngritura nga qytetarët irakianë.

Pjesa më e madhe e pohimeve kundër ushtrisë britanike, sipas Forbes, ishin vetëm justifikime.

“Shumë prej atyre akuzave ishin të pabaza dhe ishin produkt i gënjeshtrave të qëlllimshme nga ana e atyre që vetë i bënë ato”, ka thënë Forbes.

Dëshmitarët irakianë kishin pretenduar se ushtarët irakianë kanë vrarë njëzet burra në kampin ushtarak Abu Naji dhe veç e veç, ata i kanë keqtrajtuar nëntë të burgosur.

Trupat britanike duke mohuar keqtrajtimin e pretenduar, kishin thënë se ata irakianë ishin vrarë gjatë luftimeve.

XS
SM
MD
LG