Ndërlidhjet

Papa Françesku dënon vrasjet në Australi, Pakistan e Jemen


Papa Françesku
Papa Françesku

Papa Françesku gjatë adresimit të tij javor në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, e ka dënuar rrethimin e një kafeneje në Sidnej të Australisë, sulmin në shkollën e Pakistanit dhe shpërthimet e makinave në Jemen.

“Unë do të doja të lutesha së bashku me ju, për viktimat e akteve çnjerëzore terroriste të kryera gjatë ditëve të fundit në Australi, Pakistan dhe Jemen. Zoti i pranoftë të vdekurit në paqen e tij, i ngushëlloftë familjet dhe i zbustë zemrat e njerëzve të dhunshëm që nuk ndalojnë as para fëmijëve", ka thënë Papa Françesku.

XS
SM
MD
LG