Ndërlidhjet

Prishtina dekorohet për festat e fundvitit, këtë fundjavë


Ilustrim

Ilustrim

Dekorimi i Prishtinës për festat e fundvitit do të përfundojë deri në fund të kësaj jave, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Miranda Mullafazliu, zëdhënëse e Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Vonesa në dekorimin e kryeqytetit të Kosovës ka nxitur diskutime të shumta në Kosovë, por zonja Mullafazliu tha se ka ende mjaftueshëm kohë.

Ajo ka dhënë edhe detaje të dekorimeve dhe të aktiviteteve që do të mbahen gjatë këtij sezoni festash, duke përmendur këtu vendosjen e dy bredhave të dekoruar në sheshet kryesore dhe aktivitete të numërta për fëmijë.

XS
SM
MD
LG