Ndërlidhjet

Më 18 janar në Graçanicë votohet për kryetar të komunës


Ilustrim
Ilustrim

Presidentja Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e ka shpallur 18 janarin, si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Graçanicës.

“Duke u bazuar në Ligjet e Republikës së Kosovës dhe pas shkresës së Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, të pranuar në Zyrën e Presidentes si dhe pas konsultimeve me partitë politike, Presidentja e Republikës së Kosovës Znj. Atifete Jahjaga mori vendim që zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Graçanicës të mbahen me datë 18 janar 2015”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e presidentes.

Data e zgjedhjeve në Graçanicë është caktuar pas takimeve dhe konsultative me përfaqësuesit e partive politike parlamentare.

Presidentja Jahjaga e ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Graçanicës.

Ajo me këtë rast ka ftuar të gjithë qytetarët e komunës së Graçanicës që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur kryetarin e komunës.

Zgjedhjet në Graçanicë mbahen pas dorëheqjes së kryetarit të deritashëm.

XS
SM
MD
LG