Ndërlidhjet

Polonia mund t'i shes armë Ukrainës


Presidenti polak, Bronislaw Komorowski dhe presidenti ukrainas, Petro Poroshenko
Presidenti polak, Bronislaw Komorowski dhe presidenti ukrainas, Petro Poroshenko

Presidenti polak, Bronislaw Komorowski është takuar sot në Varshavë me presidentin ukrainas, Petro Poroshenko.

Varshava sipas presidentit polak, është e gatshme që të zhvilloj bisedime në lidhje me shitjen e mundshme të armëve për Ukrainën.

Gjatë një konference të përbashkët për media të mbajtur të mërkurën, presidenti polak ka thënë se në qoftë se Ukraina dëshiron të furnizohet me armë nga Polonia, shteti është absolutisht i gatshëm që të bisedoj përkitazi me këtë çështje.

Mediat nga kjo konferencë kanë njoftuar se Poroshenko nuk ka dhënë ndonjë deklaratë pas ofertës së homologut polak.

Presidenti ukrainas e ka falënderuar homologun polak për dërgimin e dy konvojeve humanitare në rajonin Donbas në Ukrainën lindore, pjesë kjo e kontrolluar nga seperatistët pro-rusë.

Dita e mërkurë është e para në kuadër të vizitës dy-ditore të presidentit Poroshenko në Poloni.

XS
SM
MD
LG